Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën “Arbër Xhaferi”, në afërsi të hyrjes për në fshatin Besi. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se mjeti ishte përfshirë plotësisht nga zjarri.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo çfarë e shkaktoi zjarrin.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rrethanat e incidentit.




