Raporti 24 orësh, një aksident me fatalitet dhe mbi 2,600 tiketa trafiku të shqiptuara
R

Raporti 24 orësh, një aksident me fatalitet dhe mbi 2,600 tiketa trafiku të shqiptuara

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtare për ngjarjet e regjistruara në 24 orët e fundit, të cilat përfshijnë aksidente trafiku, shkelje të rregullave të qarkullimit, si dhe veprime të tjera policore, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një person ka humbur jetën. Po ashtu, janë regjistruar edhe 24 aksidente me të lënduar dhe 65 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit rrugor, policia ka shqiptuar 2,694 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Policia ka njoftuar se 15 persona janë arrestuar,10 janë ndaluar në mbajtje, ndërkaq nuk raportohet për ndalime apo raste të reja në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe ligjin, për të shmangur aksidentet dhe pasojat e rënda që ato shkaktojnë./AutoPortali/

TË FUNDIT