Kosova këto ditë po përballet me zjarre masive nëpër fusha bujqësore dhe male për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave, shkruan Gazeta Metro.
Një rast i tillë është vërejtur sot edhe në fshatin Sllatinë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, përcjell AutoPortali.
Sipas pamjeve të siguruara nga lexuesit e Metros, shihet tymi i zi në disa sipërfaqe të mëdha të fushave.
Zjarret kanë shkaktuar probleme të shumta këtë verë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar vazhdimisht për vatra të shumta të zjarreve në kodra dhe fusha bujqësore.



