Kështu treni ka dalë nga shinat dhe dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qenë një rrëshqitje dheu, raporton DW.
Mes viktimave ishte drejtuesi i lokomotivës, një punonjës i hekurudhës dhe një pasagjer, përcjell AutoPortali.

Kancelari Friedrich Merz (CDU) deklaroi në X se aksidenti hekurudhor në Biberach e ka tronditur.
“Ne mbajmë zi për viktimat. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre”.
Merz deklaroi se është në kontakt të ngushtë me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Transportit dhe u ka kërkuar atyre të mbështesin shërbimet e shpëtimit me të gjitha mjetet e mundshme.
Ministri gjerman i Transportit Patrick Schnieder (CDU) deklaroi se “Situata në vendngjarje është tronditëse. Përmasat e aksidentit hekurudhor pranë Riedlingen vetëm mund të hamendësohen”.
Schnieder shtoi se autoritetet janë në kontakt të ngushtë me hekurudhën gjermane dhe po ofrojnë mbështetje “kudo që të jetë e mundur”.
“Ekspertët tanë janë në rrugë për të hetuar shkakun e aksidentit së bashku me autoritetet hetuese”.

Qindra forca shpëtimi ishin në vendin e aksidentit.
Aktualisht linja hekurudhore aty është mbyllur.
Në faqen e internetit të hekurudhës gjermane, u njoftua se shërbimi hekurudhor midis Munderkingen dhe Herbertingen është pezulluar.




