Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Gjilan–Kamenicë
K

Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Gjilan–Kamenicë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të vendit të quajtur “Banja e Dobërqanit”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për AutoPortalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe se janë përfshirë dy vetura civile.

Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më 28 korrik 2025, rreth orës dhjetë, policia ka pranuar informatën për një aksident në rrugën Gjilan–Kamenicë, në ‘Banjën e Dobërqanit’. Nga hetimet e para mësohet se katër persona, që ndodheshin në të dy automjetet, kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Policisë, nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme materiale në të dy automjetet. Njësitë hetuese po merren me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./AutoPortali

TË FUNDIT