Një aksident i rëndë rrugor është shënuar rreth orës 13:40 të ditës së sotme në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë në Shqipëri, ku janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një automjet i vogël.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy shtetas të huaj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për ndihmë mjekësore, shkruan Top Channel, transmeton AutoPortali.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe forca policie, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën, transportuar të lënduarit dhe për të normalizuar qarkullimin, i cili është rënduar ndjeshëm pas përplasjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.




