Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore lidhur me ngjarjet në trafikun rrugor dhe veprimet e saj operacionale, përcjell AutoPortali.
23 aksidente tjera kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa anë evidentuar gjithashtu 107 aksidente trafiku me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit rrugor, janë shqiptuar 2,397 tiketa trafiku, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të policisë për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Në fushën e sigurisë publike, Policia ka arrestuar 11 persona, 8 persona janë në mbajtje, asnjë person nuk është në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Policia apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në trafik dhe të respektojnë rregullat rrugore për të shmangur aksidente të mundshme dhe pasoja tragjike. /AutoPortali/




