Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin te Kurrizi, ku një kamion me lartësi mbi kufirin e lejuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike, përcjell AutoPortali.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Komuna e Prishtinës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30. Kamioni, i cili nuk i përmbante rregullave të vendosura për qarkullim në këtë zonë (maksimumi 3.2 metra lartësi), ka rrezikuar sigurinë publike, përfshirë kalimtarët dhe çiklistët që përdorin përditë këtë tunel.
“Dëmet e shkaktuara përfshijnë sistemin e ventilimit dhe pajisjet përcjellëse, të cilat ishin instaluar vetëm disa muaj më parë si pjesë e investimeve të reja për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.




