Një aksident rrugor është shënuar sot në zonën e rrethit të Ismetit në Prishtinë, raporton AutoPortali.
Sipas informacioneve paraprake nga lexuesit e AutoPortalit, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./AutoPortali/




