Fabrika Ultra-Automatike e Avatr prodhon një makinë çdo 60 sekonda
F

Fabrika Ultra-Automatike e Avatr prodhon një makinë çdo 60 sekonda

Një nga arsyet e suksesit të Kinës në industrinë e automobilave është fuqia punëtore më e lirë sesa për shembull në Gjermani. Por kostot e prodhimit do të jenë edhe më të ulëta.

Avatr Technology, partneri i Huawei, sapo ka hapur një fabrikë të re makinash elektrike, e cila është një laborator teknologjik dhe prodhon një makinë elektrike çdo 60 sekonda. Sipas Cars News China, linja kryesore e prodhimit të kësaj fabrike, e zhvilluar së bashku me Huawei, Changan Automobile dhe China Unicom, është plotësisht e automatizuar, transmeton AutoPortali.

Fabrika është projektuar për prodhim fleksibël, me sisteme të lidhura në të gjithë procesin e prodhimit dhe integron sisteme të ndryshme dixhitale, të tilla si automatizimi, pajisjet e rrjetit 5G, analizat e inteligjencës artificiale dhe infrastruktura e monitorimit të të dhënave.

Sistemi mbështet prodhimin e shumë automjeteve në të njëjtën linjë, me sisteme të ndryshme fuqie dhe është i aftë të trajtojë më shumë se 1,200 variante të ndryshme konfigurimi pa ndikuar në shpejtësinë e prodhimit, shkruan Hak.

Objekti, i cili mezi ka nevojë për staf, përdor 369 pika monitorimi, 26 pika kontrolli të cilësisë dhe sisteme inspektimi vizual të asistuara nga inteligjenca artificiale në 73 stacione pune./ AutoPortali

TË FUNDIT