Në mëngjesin e sotëm, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen aktuale në pikat kufitare të Kosovës, ku shumica e kalimeve raportohen me pritje minimale, megjithatë, disa pika përjetojnë fluks më të lartë të automjeteve, përcjell AutoPortali.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 08:12, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje deri në 30 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona të gjata deri në 100 metra në të dyja drejtimet.
Po ashtu, pritje më të zgjatura raportohen edhe në Merdarë, ku dalja nga territori i Kosovës është 20-30 minuta, ndërsa në hyrje koha e pritjes arrin deri në 10 minuta. Në këtë pikë është raportuar edhe një kolonë prej 200 metrash në dalje.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Jarinjë, me pritje deri në 20-30 minuta në dalje dhe kolona të gjata prej 300 metrash, ndërsa hyrja është më e lehtë, me pritje prej vetëm 5-10 minutash.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Muçibabën, Kullën, Qafë e Morinën, Qafë e Prushin dhe Vërmicën, lëvizja për automjete është thuajse pa vonesa, me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, dhe pa kolona.
Për sa u përket kamionëve, situata mbetet plotësisht e qetë në të gjitha pikat kufitare, me kohë të hyrjes dhe daljes ndërmjet 3-5 minutave dhe pa kolona të raportuara.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar apelon për qytetarët që të planifikojnë udhëtimin e tyre në bazë të këtyre të dhënave dhe të shfrytëzojnë pikat kufitare alternative për të shmangur pritjet e gjata./AutoPortali/




