Bilanci 24 orësh: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe mijëra tiketa trafiku
B

Bilanci 24 orësh: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe mijëra tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore për gjendjen e sigurisë rrugore dhe rendin publik, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 116 aksidente trafiku, përfshirë një me fatalitet, si dhe janë shqiptuar 2576 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme, përcjell AutoPortali.

Sipas njoftimit zyrtar, një aksident ka përfunduar me humbje jete, 29 aksidente kanë pasur persona të lënduar dhe 86 aksidente janë regjistruar me dëme materiale.

Policia ka qenë aktive edhe në fushën e masave ndëshkuese dhe rendit publik janë arrestuar 26 persona, 15 persona janë ndaluar në mbajtje, 3 persona janë dërguar për të vuajtur dënimin dhe nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor gjatë kësaj periudhe.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur fluksi në rrugë është më i madh, ndërsa theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha qytetet dhe akset kryesore të vendit. /AutoPortali/

TË FUNDIT