Autobusë falas për Sunny Hill, ja si do të funksionojë transporti
A

Autobusë falas për Sunny Hill, ja si do të funksionojë transporti

Për tre netët e festivalit Sunny Hill, që mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Bërnicë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik me Trafikun Urban do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Autobusët do të qarkullojnë çdo 20 minuta, duke nisur nga qendra e qytetit drejt lokacionit të festivalit dhe anasjelltas, gjatë gjithë netëve të ngjarjes, shkruan AutoPortali.

Ky vendim synon të lehtësojë qarkullimin, të shmangë kolonat dhe të ofrojë një mënyrë më të shpejtë dhe më të sigurt për të lëvizur në qytet gjatë festivalit që pritet të sjellë mijëra vizitorë.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë këtë mundësi, për të shmangur kolonat dhe për të lëvizur më shpejt e më lehtë drejt lokacionit të festivalit më të madh muzikor në vend. /AutoPortali

TË FUNDIT