Komuna e Fushë-Kosovës ka përmbyllur me sukses asfaltimin e rrugës “17 Shkurti”, si pjesë e një projekti më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet. Punimet janë realizuar sipas planit dhe standardeve teknike, në bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve komunale dhe kompanisë zbatuese.
Sipas autoriteteve komunale, kjo është vetëm një nga ndërhyrjet që do të realizohen gjatë fazës së riparimeve verore, me plane për të vazhduar edhe në rrugë të tjera të qytetit dhe fshatrave përreth, shkruan AutoPortali.
Përfaqësues të komunës theksuan se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të institucioneve lokale për të ofruar infrastrukturë moderne dhe funksionale për të gjithë banorët e Fushë-Kosovës.




