Shkodër: Policia Rrugore intensifikon kontrollet për sigurinë gjatë verës
S

Shkodër: Policia Rrugore intensifikon kontrollet për sigurinë gjatë verës

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar ndjeshëm kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore gjatë sezonit veror me fluks të lartë automjetesh. Përmes mjeteve moderne, të loguara dhe të paloguara, po monitorohen shkeljet që rrezikojnë jetën e qytetarëve apo pengojnë qarkullimin.

Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë për shkelje të rënda, shkruan AutoPortali.

Në total janë vendosur 2227 masa administrative, përfshirë ndalim të gabuar, parakalime të rrezikshme, drejtim nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit apo kaskës mbrojtëse, si dhe përdorim të celularit në timon.

Policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha rrugët e qarkut.

TË FUNDIT