Aksidentet në trafikun rrugor në Kosovë që po ndodhin po marrin përmasa shqetësuese, përcjell AutoPortali.
Një tjetër përplasje mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën që lidh Prishtinën me Mitrovicën.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga Indeksonline, tregojnë pasojat e përplasjes. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Pavarësisht masave parandaluese në rrugë, aksidentet si ky dëshmojnë për nevojën e shtuar për kujdes në drejtimin e automjeteve.




