Xabi Alonso beson te skuadra aktuale
X

Xabi Alonso beson te skuadra aktuale

Real Madridi nuk do të kryejë më asnjë transferim gjatë kësaj vere, sipas asaj që raporton media spanjolle “Onda Cero”. Gjigantët e La Ligës duket se kanë mbyllur merkaton e tyre, duke vendosur të mos shtojnë më emra të rinj në skuadër.

Trajneri i ri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, pritet ta nisë sezonin e tij të parë në krye të klubit me grupin aktual të lojtarëve. Besimi i plotë i drejtuesve dhe trajnerit te cilësia dhe thellësia e skuadrës ekzistuese është arsyeja kryesore pas këtij vendimi, transmeton AutoPortali.

Pas afrimeve të bujshme, duket se madrilenët janë të kënaqur me përbërjen aktuale dhe të fokusuar në ndërtimin e harmonisë brenda grupit.

TË FUNDIT