Aksidente, arrestime dhe mijëra gjoba – Policia publikon të dhënat ditore
A

Aksidente, arrestime dhe mijëra gjoba – Policia publikon të dhënat ditore

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore për ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, përcjell AutoPortali.

Sipas raportit zyrtar, janë regjistruar edhe 53 aksidente me të lënduar dhe 107 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2027 tiketa trafiku, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë rrugore.

Po ashtu, Policia ka arrestuar 20 persona, ndërsa 8 janë mbajtur në ndalim. Ndërkohë, 3 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë rast i ri i ndalimit policor.

Autoritetet policore vazhdojnë të apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë publike./AutoPortali/

TË FUNDIT