Një aksident trafiku është raportuar sot në fshatin Gërmovë të komunës së Vitisë, ku janë përfshirë tri vetura.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe për pasojë është shkaktuar një bllokim i përkohshëm i rrugës, duke krijuar kolona të gjata të automjeteve në të dy drejtimet, shkruan AutoPortali.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





