Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Gërmovë të komunës së Vitisë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Policia për Rajonin e Gjilanit, e konfirmoi rastin për AutoPortalin.
“Me datën 05.08.2025 rreth orës 12:00, në fshatin Gërmovë të komunës së Vitisë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Përpos dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Hetues policor nga Njësiti i Komunikacionit rrugor në Gjilan kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në komunikat.




