Policia ndëshkon shoferin që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik
P

Policia ndëshkon shoferin që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar shoferin i cili ditë më parë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke nisur vrullshëm automjetin e tij, përcjell AutoPortali.

Në lidhje me këtë policia ka shqiptuar gjobë ndaj kundërvajtësit sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Policia e Kosovës vlerëson lartë kontributin e qytetarëve në identifikimin e shkeljeve dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çfarëdo sjellje të rrezikshme apo të paligjshme.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme rrugore, si dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik. /AutoPortali/

TË FUNDIT