Parkim i gabuar në Lezhë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit
P

Parkim i gabuar në Lezhë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit

Një drejtues automjeti është proceduar penalisht dhe mjeti i tij është sekuestruar nga Policia e Lezhës.

Kjo pasi ai kishte parkuar veturën në mënyrë të gabuar duke penguar qarkullimin normal të automjeteve dhe qytetarë në rrugën “Luigj Gurakuqi”, përcjell AutoPortali.

Policia e Lezhës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, pasi shkelje të tilla do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

TË FUNDIT