Cilat makina elektrike kanë pronarët më të lumtur?!
C

Cilat makina elektrike kanë pronarët më të lumtur?!

Pronarët e makinave elektrike po bëhen gjithnjë e më të kënaqur, të paktën sipas një ankete të kryer nga Uscale me 5,004 pronarë të makinave elektrike në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Hulumtimet tregojnë se makinat elektrike kanë një autonomi më të madhe dhe performancë më të mirë karikimi, gjë që rrit kënaqësinë e pronarit. Megjithatë, hulumtimi tregon gjithashtu se ka dallime të mëdha midis markave të ndryshme të makinave, transmeton AutoPortali.

Uscale përdori të ashtuquajturën matje NPS, ku gjasat që dikush t’ia rekomandojë një markë një miku ose kolegu vlerësohen në një shkallë nga 0 deri në 10. Mesatarisht, 50 përqind janë mbështetës të makinës së tyre elektrike (9-10 pikë), ndërsa 17 përqind janë kritikë (0-6 pikë). Pjesa tjetër është pasive ndaj kësaj çështjeje.

Disa marka dallohen mbi mesataren me klientë shumë aktivë që i rekomandojnë ato. Pesë markat kryesore janë Xpeng (81%), Porsche (78%), Polestar (69%), BMW (69%) dhe Tesla (65%), shkruan revista Hak.

Sondazhi po kryhet për të gjashtin vit radhazi dhe kjo është hera e parë që Tesla nuk e ka zënë vendin e parë. Gjë që nuk është më një surprizë.

TË FUNDIT