70-vjeçar aksidentohet për vdekje në Durrës, shoferi shoqërohet nga policia
7

70-vjeçar aksidentohet për vdekje në Durrës, shoferi shoqërohet nga policia

Një 70-vjeçar është aksidentuar për vdekje këtë të hënë në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50 në fshatin Hamallaj, kur 57-vjeçari me iniciale M. I. ka përplasur me automjetin që drejtonte 70-vjeçarin me iniciale Gj. B.

Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital, shkruan TopChannel, transmeton AutoPortali.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

TË FUNDIT