3 mijë gjoba në Gjakovë, kapen shoferë të dehur e mërgimtarë
3

3 mijë gjoba në Gjakovë, kapen shoferë të dehur e mërgimtarë

Në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror”, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet për rritjen e sigurisë në rrugë, duke themeluar Task Forcën “Alkooli”, shkruan AutoPortali.

Gjatë periudhës 18 korrik – 10 gusht 2025, janë kryer 5,152 testime për alkool, ku 139 drejtues mjetesh kanë rezultuar nën ndikimin e tij. Të gjithë drejtuesve u është ndaluar drejtimi i automjetit dhe u janë pezulluar patentat si masë mbrojtëse.

Policia ka ndërmarrë masa edhe ndaj shkeljeve të tjera që rrezikojnë sigurinë në trafik, si tejkalimi i shpejtësisë, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe mosvendosja e helmetës nga motoçiklistët.

Bilanci i tre javëve:

  • 3,012 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
  • 202 patenta shoferi të ndaluara, përfshirë 139 për ngasje nën ndikimin e alkoolit.
  • 5 automjete dhe 58 motoçikleta të sekuestruara.
  • 18 drejtues mjetesh nga vende evropiane me kundërvajtje të rënda, të raportuar tek autoritetet e vendeve të tyre.

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se vetëm me përgjegjësi të përbashkët mund të shmangen aksidentet dhe të mbrohen jetët në rrugë. /AutoPortali

TË FUNDIT