Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në dalje të Mitrovicës.
Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se të përfshira janë një veturë dhe një taksi.
Ndërkohë nuk dihen rrethanat apo nëse ka të lënduar nga ky rast.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga info fillestare dy vetura të përfshira, tre persona të lënduar“.





