Alejandro Garnacho drejt Chelsea-t, marrëveshja në fazat finale
A

Alejandro Garnacho drejt Chelsea-t, marrëveshja në fazat finale

Chelsea është pranë realizimit të një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, sulmuesi i talentuar i Manchester United, Alejandro Garnacho, është shumë pranë kalimit te “Blutë” e Londrës.

Klubet kanë nisur bisedimet intensive dhe janë në fazat përfundimtare për të arritur një marrëveshje për transferimin e argjentinasit. Nga ana tjetër, vetë lojtari ka dhënë dritën jeshile për kalimin te Chelsea, duke rënë dakord për kushtet personale të kontratës, transmeton AutoPortali.

Chelsea po përshpejton hapat për ta finalizuar këtë lëvizje sa më shpejt, ndërsa Garnacho shihet si një përforcim strategjik për të ardhmen e skuadrës së drejtuar nga Enzo Maresca.

TË FUNDIT