Policia e Kosovës përfundon me sukses aksionin “Kontrolli i Shpejtësisë” në kuadër të ROADPOL 2025
P

Policia e Kosovës përfundon me sukses aksionin “Kontrolli i Shpejtësisë” në kuadër të ROADPOL 2025

Policia e Kosovës ka përmbyllur me sukses javën e aktiviteteve operacionale në kuadër të planit evropian ROADPOL 2025, të zhvilluar nga data 04 deri më 10 gusht 2025, me fokus në kontrollin e shpejtësisë në trafik.

Gjatë kësaj jave, njësitë e trafikut kanë shtuar prezencën në rrugët kryesore dhe lokale në të gjithë vendin, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, shkruan AutoPortali.

Gjatë realizimit të planit janë vendosur:

2,220 pika kontrolli

9,751 automjete të kontrolluara

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, janë shqiptuar gjithsej 5,520 gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe shkelje të tjera në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e planeve të ngjashme, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

TË FUNDIT