Një automjet tip Mercedes-Benz është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin rrugor Sevaster – Vajzë, të bashkisë së Selenicës.
Sipas zjarrfikësve dhe policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose një defekt teknik në motor, shkruan TopChannel, përcjell AutoPortali.
Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për shuarjen e flakëve, por automjeti u dogj plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.


 
                                    

