Muzeu i Automobilave Petersen në Los Angeles ka përfituar së fundmi nga një dhuratë mjaft e veçantë.1 Lamborghini ka dhuruar një Aventador shumë të rëndësishëm për historinë e markës. Bëhet fjalë për modelin e parë Aventador që ka mbërritur ndonjëherë në Amerikën e Veriut, një njësi e vitit 2012 e cila shënoi debutimin e modelit në kontinent.
Ky Aventador nuk ishte thjesht një makinë ekspozite ai ka shërbyer për prezantime të rëndësishme në qytete si New York dhe Miami, ka marrë pjesë në evente pistë dhe ka qenë gjithashtu mjet trajnimi për teknikët e Lamborghini në SHBA. Tani, kjo ikonë e dizajnit dhe performancës do të jetë pjesë e përhershme e koleksionit të muzeut, shkruan Autoblog, transmeton AutoPortali.
Drejtori ekzekutiv i muzeut, Terry L. Karges, u shpreh se ky donacion përbën një moment historik për institucionin: “Të marrësh një donacion nga një markë si Lamborghini është gjithmonë një arritje. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës që ata po ndihmojnë në pasurimin e koleksionit tonë me automjete që kanë luajtur rol kyç në zhvillimin e automobilizmit në 25 vitet e fundit.”



