40% e amerikanëve thonë se do të blinin një makinë kineze
4

40% e amerikanëve thonë se do të blinin një makinë kineze

Pavarësisht interesit në rritje të konsumatorëve amerikanë për makinat kineze, hyrja e tyre në tregun e SHBA-së duket ende e paarritshme për shkak të barrierave politike dhe tarifave të larta tregtare.

Një raport i fundit nga David Cantin Group (DCG) dhe Kaiser Associates zbulon se 40% e blerësve të makinave në SHBA do të merrnin në konsideratë blerjen e një makine të prodhuar në Kinë. Kjo tregon një shkëputje të qartë mes kërkesës së tregut dhe realitetit të politikave tregtare që po i frenojnë këto ambicie.

Ndërkohë, 75% e tregtarëve amerikanë të makinave presin që një markë kineze të hyjë në treg brenda një viti – pritshmëri që, sipas raportit, është e pamundur në klimën aktuale politike. Administrata Biden ka katërfishuar tarifat për makinat kineze në mbi 100%, duke ndjekur një linjë të ashpër të nisur fillimisht nga Administrata Trump, e cila i kishte vendosur automjetet si një objektiv kryesor në luftën tregtare.

Kina, ndërkohë, po fiton terren në Evropë. Në gjysmën e parë të vitit 2025, shitjet e makinave kineze në BE u rritën me 91%, dhe marka si BYD tashmë kanë tejkaluar edhe Tesla-n në disa tregje. Por skenari në SHBA mbetet shumë më kompleks.

Ekspertët thonë se, nën administratën aktuale, një “shpërndarje e kontrolluar” e disa automjeteve kineze mund të jetë e mundshme, por rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë është cilësuar si një “goditje e madhe” për ambiciet kineze në tregun amerikan. Madje edhe kanalet alternative si prodhimi në Meksikë një rrugë që dikur dukej e realizueshme tani duken gjithnjë e më pak të besueshme për shkak të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Meksikës.

Për momentin, përveç disa modeleve të Volvo dhe Buick të montuara në Kinë, konsumatorët amerikanë do të duhet të presin që makinat kineze të bëhen pjesë e ofertës së tyre dhe kjo pritje mund të zgjasë më shumë se sa e kishin shpresuar.

TË FUNDIT