Në një atmosferë festive të mbushur me entuziazëm dhe qytetarë të shumtë, ka nisur të dielën në Australi gara prestigjioze ndërkombëtare e makinave me energji diellore, Bridgestone World Solar Challenge 2025.
Në këtë sfidë marrin pjesë 34 ekipe nga mbarë bota, të cilat do të përshkojnë një itinerar prej 3,000 kilometrash nga qyteti Darwin në veri, deri në Adelaide në jug të vendit.
Automjetet pjesëmarrëse janë të ndërtuara posaçërisht për të funksionuar vetëm me energji diellore, duke shërbyer si platforma eksperimentale për inovacione në teknologjinë e qëndrueshme dhe transportin ekologjik, transmeton AutoPortali.
Racing teams set off from Darwin, embarking on a 1,864-mile journey through the Australian outback in solar-powered cars as part of the Bridgestone World Solar Challenge pic.twitter.com/UeUvK3Q6Em
— Reuters (@Reuters) August 24, 2025
Organizatorët bëjnë të ditur se makinat e para pritet të arrijnë në Adelaide më 28 gusht, ndërsa gara do të përfundojë më 31 gusht.
Kjo garë vlerësohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme botërore për promovimin e energjisë së pastër dhe zgjidhjeve të gjelbra në sektorin e automjeteve.



