Aksident në Leposaviq, gjashtë persona lëndohen në përplasjen mes dy veturave
A

Aksident në Leposaviq, gjashtë persona lëndohen në përplasjen mes dy veturave

Një aksident trafiku me pasoja për gjashtë persona është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:23, në komunën e Leposaviqit.

Sipas informacioneve nga Policia, në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat janë përplasur duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe lëndime trupore te gjashtë persona të përfshirë.

Nuk dihet ende gjendja e saktë shëndetësore e të lënduarve, por ata janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan AutoPortali.

 

TË FUNDIT