Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët që po kalojnë nëpër pikat kufitare të Kosovës nuk kanë pritje të gjata.
Në të gjitha pikat kryesore, si Bernjak, Dheu i Bardhë, Glloboçicë dhe të tjera, kohëzgjatja e pritjes për automjetet dhe kamionët është afërsisht 3-5 minuta për hyrje dhe dalje, përcjell AutoPortali.
Në këto pika, nuk ka asnjë bllokim të dukshëm të trafikut dhe situata vazhdon të jetë e qetë. Policia kufitare dhe autoritetet e tjera janë të pranishme dhe monitorojnë kalimet e pikat kufitare për të siguruar një kalim sa më të shpejtë dhe të sigurt.




