Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata në të gjitha pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë.
Pritjet për automjetet dhe kamionët në hyrje dhe dalje nuk i tejkalojnë 5 minuta, ndërsa në disa pika si Dheu i Bardhë dhe Merdarë, dalja mund të zgjasë deri në 10 minuta, përcjell AutoPortali.
Gjithashtu, nuk raportohet për kolona të gjata, pasi në të gjitha pikat kufitare gjatësia e kolonave është 0 metra.
Ky nivel i ulët pritjeje tregon një qarkullim të qetë dhe pa ngarkesa në kufijtë e vendit.




