Rion Tytynxhiu, fitore me vlerë titulli
R

Rion Tytynxhiu, fitore me vlerë titulli

E organizuar nga Eurogoma Racing Team dhe e mbajtur nga SIM RACE KOSOVA, gara e 7-të u zhvillua në pistën legjendare Suzuka Circuit me pesë pilotë në start.

Rion Tytynxhiu edhe një herë dëshmoi talentin e tij të jashtëzakonshëm, duke u nisur nga “pole position” dhe duke arritur i pari në vijën e finishit!

Me këtë fitore, Rioni siguroi tashmë titullin e kampionit, kur ka mbetur edhe gara që do të mbahet në Laguna Seca më 22 tetor.

Në pozitën e dytë u rendit Baran Karabeg, ndërsa në podium u gjend edhe Agis Kaquri.

 

TË FUNDIT