33 patentë-shoferë janë pezulluar për një javë në rajonin e Ferizajt.
Gjatë kësaj periudhe policia ka njoftuar se janë regjistruar 40 aksidente dhe janë shqiptuar 1 mijë e 717 gjoba trafiku, përcjell Klankosova.tv.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 20 – 26.10.2025, janë shqiptuar 1.717 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 33 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat: 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 28 persona. 20 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.




