Kolona shumë të gjata automjetesh në të gjitha korsitë janë parë në kilomentrat e parë në njërën anë të autostradës “Ibrahim Rugova”, që lidh Prizrenin me Prishtinën, në drejtim të Fushë Kosovës.
Raportohet se radhët e automjeteve u shkaktuan nga një aksident, por Policia nuk i është përgjigjur ende interesimit të Gazetës Express për këtë, përcjell AutoPortali.
Në një video të dërguar në Express, automjetet shihen teksa nuk lëvizin.
Sipas pamjeve, kolona e automjeteve shtrihet në disa kilometra.




