Bllokim i rrugëve në Prizren për shkak të reshjeve të shiut
B

Bllokim i rrugëve në Prizren për shkak të reshjeve të shiut

Reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në Prizren dhe në disa fshatra të komunës.

Përveç dëmeve në shtëpi dhe biznese, janë shënuar edhe rrëshqitje dheu, përfshirë atë në rrugën drejt Prevallës, e cila për disa orë ka qenë e bllokuar, raportoi gazetari korrespondent, Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, përcjell AutoPortali.

Rrëshqitje janë raportuar edhe në disa lagje të qytetit, por pa ndonjë dëm të konsiderueshëm.

TË FUNDIT