Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:40 të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e pestë të segmentit Suharekë–Prizren.
Sipas lexuesit të Zeri.info, Leard Morina, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një automjet mallrash, përcjell AutoPortali.
Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca.
Ende nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të lënduar apo viktima, ndërsa për momentin rruga mbetet e bllokuar për qarkullim.




