Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc.
Sipas informacioneve fillestare, një veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mbrojtëset anësore të rrugës, raporton DrenicaOnline, përcjell AutoPortali.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.



