Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës.
Sipas MeteoKosova, grimcat e lehta të pluhurit saharian do të vazhdojnë të mbesin të pranishme, duke krijuar lehtësisht një pamje të turbullt në qiell, përcjell AutoPortali.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 9-26 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.



