Gjatë fundjavës është realizuar plani operativ “Alkooli”, përmes kontrolleve të shtuara në terren.
“Gjatë kontrolleve të shtuara në terren, brenda dy ditëve janë identifikuar 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik, ku disa prej tyre ishin si gara shpejtësie, tejkalime të ndaluara, tejkalime të shpejtësisë dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, ku si pasojë janë ndaluar si masë mbrojtëse 33 patentë shoferë, nga të cilët 21 prej tyre janë për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.
Njoftimi i plotë:



