Pedro Acosta ka konfirmuar se po largohet nga KTM për t’iu bashkuar Ducati-t në vitin 2027, duke thënë se nuk mund të presë më gjatë për një motor me të cilin mund të fitojë titullin në MotoGP.
“Kur nënshkrova me KTM, kërkova vetëm një motor fitues. Ai nuk erdhi dhe nuk kam më kohë për të humbur”, tha 22-vjeçari spanjoll.
Edhe pse KTM ka bërë përparim, motoçikleta e saj ende mbetet pas Ducati-t dhe Aprilia-s. Largimi i Acostas ishte një goditje për KTM-në, e cila kishte ndërtuar projektin e saj rreth tij. Megjithatë, ekipi austriak beson se do të mbetet konkurrues me ardhjen e Alex Marquez dhe Fabio Di Giannantonio për sezonin e ardhshëm.



