Të dielën, Drag Race 3
T

Të dielën, Drag Race 3

Të dielën, më 2 gusht, mbahet gara Drag Race, e treta për këtë vit.

Në pistë do të jenë garues të shumtë, disa prej të cilëve të dëshmuar në këtë disiplinë, madje edhe fitues në garat e mëhershme.

Pa dyshim që vëmendja do të jetë e përqendruar te kampioni i shumëfishtë, Skender Potera, por pa mbetur anash as fituesi i garës së kaluar, Leutrim Isufi, pastaj Ilir Tupella, Lavdat Vllahiu, Flamur Ismajli, Ardian Begaj, Emiljan Sakuli e të tjerë.

Hijeshinë e garës sigurisht do ta shtojë edhe numri i madh i gurbetçarëve tanë, të cilët këto ditë janë për pushime në Kosovë.

Gjithçka nis në orën 07:30 kur fillon paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues e më pas vazhdohet me procedurat e zakonshme, ndërsa në orën 10:00 nisin kulifikimet.

15 minuta pas përfundimit të tyre publikohen rezultatet e vozitjeve kualfikuese, formohen klasat dhe publikohet lista startuese, ndërsa pas 15 minutave tjerë nis gara zyrtare.

 

TË FUNDIT