Drag Race 3 nuk u përmbyll, vazhdimi në garën e tetorit
D

Drag Race 3 nuk u përmbyll, vazhdimi në garën e tetorit

Për shkak të një vetë aksidenti të garuesit Qëndrim Rama, Drag Race 3 nuk ka përfunduar në të gjitha klasat.

Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që, Qëndrimi nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe gjithçka ka kaluar vetëm me dëme materiale.

Gjatë garës në Klasën 10 të Divizionit AWD, Qëndrimi me BMW e tij pati një përplasje për betonin anash pistës, por që fatmirësisht nuk pati pasoja shëndetësore.

Deri në atë moment gjithçka shkoi shumë mirë.

Në Divizionin FWD/RWD më i shpejti doli Besi Berisha me BMW M140I.

Në Divizionin AWD pati rivalitet edhe më të madh.

Për aq sa u zhvillua gara më i shpejti ishte Emiljan Sakuli me Audi RS3, që ishte edhe fitues i Klasës 10.

Gjithsesi dy klasat më të shpejta (9 dhe 8) do të vazhdojnë në tetor, atëherë kur në orar është Drag Race 4.

Rezultatet:
Divizioni FWD/RWD
Klasa 11
1.Besi Berisha (BMW M140I)
2.Armend Islami (Golf 2)

Klasa 12
1.Ilir Tupella (Golf 2)

Klasa 13
1.Adem Pulaj (Seat Ibiza)
2.Edonis Zogiani (BMW 125D)
3.Florim Kelmendi (C63/M6)

Klasa 14
1.Ali Dosljak (Renault RS)
2.Esad Dosliak (Renault)
3.Sabedin Gashi (Golf 3)

Klasa 15
1.Gëzim Curri (BMW)
2.Albin Shabani (Golf MK2)
3.Shenasi Fazliu (Golf)

Klasa 16
1.Marnelzjano Bushi (Fiat)
2.Nermin Beka (Golf 4)
3.Ahmed Shkreli (Golf 5)

Divizioni AWD
Klasa 10
1.Emiljan Sakuli (Audi RS3)
2.Altin Berisha (240Xi F22)
3.Festim Berishaj (BMW M4 G82 X-Drive)

Klasa 11
1.Bedri Kryeziu (Audi RS6)
2.Armend Berbati (E63S)
3.Fitim Gashi (BMW M5)

Klasa 12
1.Rinor Elshani (Golf 7)
2.Taulant Telaku (Audi TTS)
3.Jeton Gjogjaj (Audi RS3)

Klasa 13
1.Edon Berisha (Audi A5)
2.Gentrit Peci (BMW F10)
3.Albin Bytyqi (Audi A5)

Klasa 14
1.Yll Bajrami (Mitsubishi Evo X)
2.Benjamin Rexhepi (Golf)

Klasa 15
1.Sergi Mane (Volvo)

Divizioni Vetura Elektrike
1.Valon Olluri (Tesla S)

 

TË FUNDIT