Ish-piloti i Formula 1 flet për gjendjen e Schumacherit
I

Ish-piloti i Formula 1 flet për gjendjen e Schumacherit

Michael Schumacher vazhdon të jetë larg syrit të publikut më shumë se dhjetë vjet pas aksidentit të rëndë në ski, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet një nga sekretet më të mëdha në botën e sportit. Familja e tij, e udhëhequr nga bashkëshortja Corinna Schumacher, vazhdon ta mbrojë me përkushtim privatësinë e ish-kampionit të Formula 1 dhe nuk jep detaje për rehabilitimin e tij.

Ish-piloti i Formula 1, Christian Danner, tha se ka dëgjuar spekulime se Schumacher ndodhet në pronën familjare në Mallorca, por theksoi se ato nuk janë konfirmuar. Sipas tij, Corinna nuk flet për gjendjen e bashkëshortit të saj dhe as njerëzit më të afërt nuk zbulojnë asnjë informacion.

Corinna kishte deklaruar më herët se familja jeton së bashku, ndjek terapitë dhe bën gjithçka që Michael të ndihet sa më mirë, duke respektuar dëshirën e tij për privatësi. Danner pranoi se mungesa e Schumacherit në publik mund të nënkuptojë se gjendja e tij nuk është e mirë, por shtoi se ai mbetet një nga figurat më të mëdha të Formula 1 dhe se e gjithë bota e sporteve motorike shpreson ta shohë sërish. Me shtatë tituj kampion bote dhe 91 fitore në gara, Schumacher vazhdon të jetë një legjendë e këtij sporti.

TË FUNDIT