Trackhouse ka konfirmuar rinovimin e kontratës me Raul Fernandez, i cili do të vazhdojë të garojë për ekipin edhe në sezonet 2027 dhe 2028 të MotoGP.
Pas negociatave që zgjatën disa muaj, palët arritën marrëveshje për një kontratë dyvjeçare. Pronari i ekipit, Justin Marks, vlerësoi përkushtimin dhe zhvillimin e pilotit spanjoll, duke theksuar se Fernandez do të ketë një rol të rëndësishëm në objektivat e skuadrës për vitet e ardhshme.
Fernandez debutoi në MotoGP në vitin 2022, ndërsa që nga ardhja e Trackhouse po zhvillon sezonin e tij të tretë me ekipin amerikan. Vitin e kaluar ai siguroi fitoren e parë në klasën mbretërore në Çmimin e Madh të Australisë.
Këtë sezon, spanjolli ka arritur tre podiume, në Tajlandë, Assen dhe Sachsenring dhe synon fitoren e parë të vitit. Në sezonin 2027, ai pritet të ketë si shok skuadre Enea Bastianinin.



