Marc Marquez, ndërron mendje, flet për titullin e kampionit
M

Marc Marquez, ndërron mendje, flet për titullin e kampionit

Marc Marquez ka deklaruar se nuk ndien presion shtesë, pavarësisht se është rikthyer në garën për titullin e MotoGP këtë sezon, duke theksuar se fitimi i një tjetër kampionati botëror nuk do t’ia ndryshonte jetën.

Pas një fillimi të vështirë të sezonit 2026, ku u përball me probleme fizike dhe mungoi në dy gara pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, piloti i Ducati-t është rikthyer fuqishëm, duke fituar tri nga katër garat e fundit.

Falë këtij rikthimi, Marquez ka fshirë një diferencë prej 100 pikësh dhe tani renditet i treti në kampionat, vetëm 18 pikë pas liderit Jorge Martín.

Megjithëse shumë e konsiderojnë favorit për të fituar titullin e 10-të botëror, që do ta vendoste përpara Valentino Rossit në numrin e titujve, 33-vjeçari e minimizon rëndësinë e këtij suksesi.

“Jemi pesë pilotë brenda 24 pikëve. Praktikisht nisemi nga zero. Tre prej tyre po luftojnë për titullin e parë në MotoGP dhe për ta kjo do t’ua ndryshonte jetën. Për mua, një titull më shumë ose më pak nuk do ta ndryshojë jetën time. Prandaj ata do të japin maksimumin dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Marquez.

Spanjolli shtoi se nuk e ndien barrën e të qenit favorit dhe se synimi i tij mbetet i njëjtë.

“Do të përpiqem ta fitoj titullin, por një kampionat më shumë nuk do ta ndryshojë të ardhmen time. Rivalët më dhanë një shans të dytë. Ishin 100 pikë diferencë dhe nëse lideri do të kishte bërë një punë normale, nuk do ta kisha arritur kurrë. Tani do të përpiqem ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të luftoj deri në fund”, ka shtuar Marquez.

TË FUNDIT