Dy gara të mira në karting
D

Dy gara të mira në karting

Në Gjilan, konkretisht në pistën F1GOKART janë mbajtur dy garat e radhës në karting, të vlefshme për Kampionatin e Kosovës.

Me pjesëmarrje të kënaqshme, kulturë sportive e përkushtim maksimal, garuesit tanë treguan edhe njëherë pasionin e tyre dhe dëshmuan se janë e ardhmja e auto sportit kosovar.

Blin Shala në Klasën 1, Almat Morina në Klasën 2,  Erion Murtezi në Klasën 3 dhe Blendion Rafuna në Klasën 4 ishin fitues të dyfishtë, por lufta për podium dhe renditje sa më të mirë ishte e madhe nga garuesit tjerë.

Në konkurrencën ekipore, në dy garat e sotme, renditja e tri klubeve të para ishte: Spirit Karting Kosova, Prizreni D&G dhe Klubi Auto Kosova Ferizaj.

 

TË FUNDIT